Nga Shqipëria / E Premte 9 Prill 2021, 23:11

‘Lidhja më e shkurtër me Beartin’, Tea ‘hap thesin’ e jetës private: Më e gjata ka qenë...

Ditën e djeshme Bearti realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku u pyet rreth lidhjes më të gjatë. “Kjo e fundit”, u përgjigj ai, referuar historisë me Tean.

Sot ka qenë Tea ajo që ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit. Ndryshe nga Bearti, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka treguar se lidhja me të ka qenë më e shkurtra.

“Sa ka zgjat lidhja më e gjatë që ke pasur? Po më e shkurtra?”, e ka pyetur një ndjekës.

“Më e gjata rreth 2 vite e gjysmë, më e shkurtra kjo e fundit”, ka replikuar Tea.