Reperi i njohur amerikan Eael Simmons, i njohur si DMX, është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e tij.

“Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i të cilit është Earl Simmons, vdiq në moshën 50-vjeçare në Spitalin White Plains. Ai ishte një luftëtar i cili luftoi deri në fund”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Me datë 2 Prill ai kishte pësuar një sulm në zemër dhe ishte shtruar në spital. Ai po trajtohej në spitalin “White Plains”, New York, ku dhe ka humbur jetën.




