Nga Shqipëria / E Premte 9 Prill 2021, 21:09

E luftoi prej ditësh, Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur shqiptar

Mjeku i njohur, Adhon Polena ka humbur jetën nga Koronavirusi. Ai ishte mjek gjinekolog në Korçë.

Mjeku ishte infektuar prej disa ditësh me Koronavirus por fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën. Polena është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 7 viktima: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 54 – 71 vjeç.

Burimi: "Abc News"