Nick Nikiç, shqiptari nga Mali i Zi, lindur dhe rritur në New York dhe avokat në një kompani private është martuar me një prokuror amerikan Mathew, me një dasmë me çifteli e tupanë në Amerikë.

Në një lidhje me Skype për emisionin "Ftesë në 5", Nick tregon se lajmin familjes ia dha përmes një e-maili dhe ndonëse për ta ishte e vështirë, në fund e pranuan.

I pyetur nga Bieta nëse mendojnë për fëmijë, Nick u përgjigj: "Po, ne të dy duam shumë të jemi prindër dhe po thashë jo, më vret gjyshja. Gjyshja është shoqja ime më e ngushtë, drita e syve të mi. Gjyshja është shumë mendjehapur".
