Nga Shqipëria / E Premte 9 Prill 2021, 17:05

Dalin datat: Ja kur do të zhvillohen provimet e klasave të nënta

Ministria e Arsimit ka vendosur datat e provimeve për nxënësit e klasës së 9-të. Provimi i parë do të jetë ai i Gjuhës Shqipe, me datë 16 Qershor.

Provimi i dytë, Matematika. Ky provim do të jepet me datë 21 Qershor. Gjuha e huaj është provimi i tretë dhe do të jepet me datë 25 Qershor.