Policia në Sri Lanka ka arrestuar mbretëreshën e bukurisë Caroline Jurie, pasi plagosi një vajzë që fitoi titullin “Miss Sri Lanka”.
Pasi Pushpika De Silva fitoi titullin Jurie duhet ta kurorëzonte atë e në këtë moment ndodhi incidenti. Jurie ia tërhoqi kurorën nga koka fitueses duke thënë se nuk mund ta mbante titullin pasi ishte e divorcuar dhe ia vendosi shoqërueses së parë.

“Ka një rregull që ndalon gratë që janë martuar dhe janë divorcuar, kështu që unë po marr një hap tjetër dhe po e kaloj kurorën në vendin e dytë”, i tha Jurie publikut.
Pasi ia hoqi kurorën me forcë, ajo ia vendosi shoqërueses së dytë. De Silva la skenën duke qarë dhe shkoi në spital për trajtim pas incidentit.

