Kryeministri Rama i ftuar në emisionin "Log" në Abc, deklaroi se muaji i Ramazanit pritet që të jetë dhe koha kur të kemi një lehtësim të masave kufizuese anti Covid.
Rama tha se ka kërkuar nga Komiteti Teknik që sipas kërkesë së njerëzve të ketë dhe ulje të orës policore duke qenë se besimtarët gjatë këtij muaji kanë një ritual të rëndësishëm për të bërë në orën 22:00 dhe kjo të shikohet si një mundësi frymëmarrje jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë.
Gjithashtu Rama tha se këtë vit me procesin e vaksinimit do të kemi një mundësi më të lehtë dhe turizmi do të marrë frymë lirisht.
