Nga Shqipëria / E Enjte 8 Prill 2021, 18:06

Ish-deputeti shqiptar bëhet baba për herë të parë: Lumturi takimi me tim bir

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë Balliu përmes një postimi në rrjete sociale, ku shfaqet me të birin në krahë dhe përshkruan emocionet e të bërit baba. 

"Të dashur miq.

Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time. Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë. Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë. Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira. Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi", shkruan Balliu.