Në puntatën e djeshme të "Përputhen", Blerimi dhe Antonela patën një debat të ashpër. Blerimi nisi t'i kërkojë llogari Antonelës duke e akuzuar se takohet me Atdheun jashtë programit.
Antonela e mohoi këtë dhe refuzoi që t'i jepte lloari Blerimit duke i thënë se nuk është "gruaja e tij".
Debati ka vazhduar edhe në prapaskenë dhe sot është publikuar një video ku shihet se Antonela ndjek Blerimin dhe i kërkon shpjegime.
Ajo kërkon të sqarohet ndërsa Blerimi largohet dhe refuzon të përgjigjet.
Madje dëgjohet se Antonela i ka dërguar një mesazh në Instagram, por ai nuk ia ka kthyer.