Nga Shqipëria / E Enjte 8 Prill 2021, 16:04

E akuzojnë për ndërhyrje estetike, reagon Rina Balaj

Reperja e njohur Rina Balaj është treguar shumë aktive në rrjete sociale përgjatë ditëve të fundit. Ajo është shfaqur në super formë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve. Disa prej tyre janë të mendimit se reperja ka bërë ndërhyrje për t’u dukur sa më bukur, por si është e vërteta?

Me anë të një postimi në Instagram, Rina ka sqaruar se kjo nuk është e vërtetë, pasi është e gjitha natyrale. Ajo ka shkruar se për t’u ndjerë e bukur mjafton të duash veten tënde.

“Ditët e fundit kam marrë shume mesazhe për transformimin tim impresionues në pamje. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e sjellshme dhe të bukura… të gjithë ju më bëni të dukem e bukur vetëm duke më dërguar këto mesazhe pozitive. Gjithashtu, dua të përmend se ky transformim nuk ka lidhje me fillers apo botox, apo ndonjë gjë tjetër që nuk është natyrale. Jam e gjitha vetja ime dhe unë. Nuk të duhen gjithë ato gjëra për t’u ndjerë e bukur, gjëja e vetme (dhe gjëja më e rëndësishme) është që të ndjehesh e bukur brenda vetes. Në këtë moment reflekton atë çfarë unë kam reflektuar muajt e fundit. Duaje veten!”, ka shkruar reperja.