
Aktorja e njohur Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë me datë 22 Mars. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin Gala.
Së fundmi, Eliona ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto shumë të ëmbël të vogëlushes. Ajo shihet duke fjetur pranë një kukulle të personalizuar.
“Gjumë të ëmbël me shoqen tënde pupushe”, ka shkruar Eliona krahas fotos.