
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se ditën e sotme do të rinisin fluturimet esenciale në aeroportin “Nënë Tereza”. Në këto fluturime përfshihen ato humanitare, shëndetësore, diplomatike, ushtarake, shtetërore dhe emergjente.
Ditën e nesërme, në orët e para të mëngjesit do të nisin dhe fluturimet komerciale. Më tej, ministrja Balluku ka bërë me dije se është mundur të ruhet sasia e vaksinave që ishte planifikuar për ditën e djeshme dhe pritet të vijë sot rreth orës 15:00.