
Mbrëmjen e sotme janë shoqëruar në polici 7 nga kontrollorët ajrorë që kanë bllokuar Rinasin me greva. I pari që është shoqëruar quhet Muhni Mezini, ndërsa më pas 6 të tjerët.
Shoqërimet në polici janë bërë me urdhër të prokurorisë, pas denoncimit nga Albkontrol për punonjësit që kanë braktisur punën.
Grevat kanë vazhduar që në orët e para të mëngjesit dhe sindikata ka paralajmëruar se nuk do të ndalen pa u plotësuar kërkesat e tyre. Ata kërkojnë rikthimin e pagës së plotë dhe anulimin e vendimeve për ndërprerjen e kontratës së punëtorëve.
Burimi: "Abc News"