Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Prill 2021, 23:11

Po kryenin marrëdhënie seksuale në ajër, çifti i parashutistëve përfundon në spital

Një çift parashutistësh, William dhe Lisley kanë rrëfyer për mediat e huaja një aventurë sa të pazakontë, aq edhe të rrezikshme. Ata kishin vendosur të kryenin marrëdhënie seksuale gjatë hedhjes me parashutë. 

"Kur vjen puna te seksi unë kam ide nga më të ndryshmet. Më vijnë në mendje lloj-lloj mënyrash se si mund ta bësh", është shprehur Lisley, ndërsa partneri i saj ka shtuar "Dëshirat e saj dua t'i përmbush menjëherë".

Ata ishin puthur gjatë gjithë udhëtimit me avion për 't'i nxehur' gjërat, para se të ndërmerrnin hapin tjetër në ajër. Lisley ka treguar se në fillim ishte e bindur se gjërat do shkonin për bukuri.

"Ishim veshur të dy me pantollona të shkurtra dhe të gjera dhe mendova se do ishte shumë e lehtë", ka treguar ajo. Mirëpo, c'ndodhi?

Teksa po kryenin marrëdhënie në ajër, William kuptoi se parashuta e tij nuk po hapej. "Po bënim seks, ishim mirë por kur pashë tokën kuptova që isha në telashe", tha ai. 

Ai ishte shkëputur nga Lisley dhe po shkonte drejt tokës. William kishte tentuar të hapte parashutën, por ishte lënduar në fytyrë gjatë këtij momenti. Parashuta ishte hapur në momentet e fundit, por sërish ai ishte rrëzuar në tokë pa ndjenja. 

"Kur e pashë ashtu të shtrirë në tokë mendova se ka vdekur", është shprehur Lisley.

"Dhimbjet e para ishin në fytyrë, në këmbën e majtë dhe në mes të këmbëve. Me këtë mund të merrte fund hedhja me parashutë, por dhe mund të mos kryeja kurrë marrëdhënie seksuale", ka vazhduar William, i cili më pas ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe është shëruar.

Burimi: "The Sun"