
Kryeministri Edi Rama ka bërë një apel për kontrollorët e Rinasit. Me anë të një statusi në Twitter, ai ka lajmëruar se kush nuk do të kthehet nesër në punë, nuk ka më vend në Albcontrol.
"Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!", ka shkruar kryeministri.