Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Prill 2021, 17:05

Rishikohen masat anti-Covid: Merret vendimi për orën policore, fluturimet dhe shkollat

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e rradhës e Komitetit të Ekspertëve për të diskutuar mbi situatën e pandemisë në vend.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli tha se masat do të vazhdojnë të mbeten siç kanë qenë, të paktën edhe për dy javë të tjera. Ora policore nga 6:00 e mëngjesit deri në 20:00, baret dhe restorantet deri në këtë orar, mësimi vazhdon online përpos maturave dhe fluturimet me Britaninë janë të pezulluara.

Rakacolli u shpreh se ndonëse po ecet me ritme të mira, shifrat nuk janë akoma në nivelin e duhur.

"Një nga arritjet e kësaj jave ka qenë fushata e vaksinimit. Shqipëria në 10 ditët e fundit ka zënë vendin e parë në rajon për procesin e vaksinimit. Kjo falë punës së gjetjes së një sasie të madhe vaksinash.

Ky është një proces mjaft kompleks por po vazhdon me ritme mjaft të mira. Megjithatë pavarësisht këtyre arritjeve situata nuk është aty ku duhet të jemi dhe mendohet që masat të vijojnë të mbeten aty ku kanë qenë.

Do mbetet në fuqi ora policore. Nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit nuk do lejohet dalja. Baret dhe restorantet do punojnë po në këtë orar. Do vazhdohet mësimi online me përjashtim të maturave. Fluturimet me Britaninë edhe për këto dy javë mbeten të pezulluara”, deklaroi ajo.