
Një ndër njerëzit më të shtrenjtë për Kidën feston sot ditëlindjen. Bëhet fjalë për të ëmën e saj, Valentinën.
Në ditën e saj të veçantë, Kida e ka surprizuar me një urim të ndjerë publik. Këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto të saj, krahas së cilës ka shkruar: “Shumë urime ditëlindjen jeta ime, jam më e lumtura në botë që e kam një nënë si ti. Të dua më së shumti”.
Më tej, Kida ka publikuar dhe një foto tjetër, në të cilën shihet duke përqafuar të ëmën.