Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Prill 2021, 16:04

Andi bëri paralajmërimin e fortë pas rrëfimit të Teas, Melisa bën veprimin e papritur

Në rrëfimin e saj në aplikacionin e "Përputhen" Tea tha se me Andin e gjitha ishte lojë e madje ky i fundit kishte lidhje me një vajzë tjetër. Pas kësaj deklarate menjëherë nisën aludimet se bëhet fjalë për Melisën, vajzën me të cilën Andi është përfolur për një lidhje.

Sot Andi publikoi një status në Instastory ku shkruante se shumë shpejt do japë edhe ai variantin e tij.

"Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh…Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në Facebook do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, shkruante Andi.

Ndërkohë Melisa ka bërë një veprim të papritur duke mbyllur llogarinë e saj në Instagram.

Vetëm një ditë më parë ish-konkurrentja e "Përputhen" kishte postuar një status ku shkruante se zemra e saj ishte e lodhur.