
Ramush Haradinaj ka thënë në një konferencë për mediat se i është ofruar që ta marrë vaksinën anti-Covid në Shqipëri, por e ka refuzuar.
Haradinaj tha se do të presë derisa të vaksinohen 2/3 e popullit dhe pastaj do të marrë vaksinën.
”Unë se kam marrë vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lutë a do me e marrë, por thash jo po pres deri kur të vaksinohet 2/3 e popullit, pastaj du me marrë edhe unë. Por, nuk e shoh zgjidhje improvizimin e tillë. Nuk i kam pa zgjidhje as kur i kanë marrë testet nga Serbia”, ka deklaruar Haradinaj.