
Kryeministri Rama ka reaguar pas protestës së kontrollorëve ajrore të Rinasit, duke u shprehur se sabotimi i Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet. Rama paralajmëroi organizatorët se do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, duke akuzuar si frymëzues të kësaj lëvizje presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Statuset e kryeministrit në Twitter:
Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!