Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Prill 2021, 14:02

E kapi e qeshura, momenti i sikletshëm i Alketa Vejsiut në skenë

Alketa ka vendosur që ditën e sotme t'ja kushtojë ndjekësve të saj në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve për të cilat ata janë kuriozë. Nuk ka munguar pyetjet për televizionin, jetën private dhe deri tek momentet e sikletshme që mund të ketë kaluar në skenë.

Alketa shprehet se në momentet e sikletshme është perfekte për meme dhe tregon dy raste.

"Po kam pasur një natë të vështirë kur s'isha në humor fare, por duhet të qeshja e të kryeja detyrën! Është pjesa më e vështirë e këtij profesioni. Kam momente kur në kulmin e seriozitetit më kap e qeshura! Jam perfekte për meme në atë moment", shkruan moderatorja.

Alketa ka treguar se pasi të kalojë pandemia, ka në plan të punojë edhe në Itali, por pa u larguar përgjithmonë nga Shqipëria.

"Të kalojë pandemia dhe të shohim. Nga Shqipëria nuk do largohem asnjëherë përgjithmonë! Por televizioni italian është gjithmonë opsion".

Sa i përket këngës, Alketa zbulon se ka menduar një bashkëpunim dhe mund të rikthehet në të ardhmen me një hit vere.