Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Prill 2021, 14:02

Futbollisti afrikan i propozon për martesë Adriana Matoshit dhe para të gjithëve

Vitin e kaluar aktorja dhe tashmë deputetja Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan Keith Groeneveld. Çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe Keith i bën shpesh dedikime e surpriza partneres. 

Sot Adriana ka publikuar një foto ku jep një mesazh shumë të rëndësishëm. "Në një foto disa më shkruajtën: Sa keq po plakesh, je e tmerrshme. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41, e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!", shkruan Adriana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)

Përpos shkrimit të aktores, vëmendjen e ka marrë komenti i partnerit të saj, i cili i propozon për martesë para të gjithë ndjekësve.

Keith ka komentuar emojin e një unaze propozimi ndërsa Adriana i është përgjigjur me "Po".