Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Prill 2021, 10:10

Në muajin e 8 të shtatzënisë, Almeda tregon barkun e rrumbullakosur

Almeda dhe Tolgahan së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Çifti po pret një vajzë duke e bërë kështu Efehanin me motër.

Almeda është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe sot ka postuar një video ku tregon barkun e rrumbullakosur duke e përkëdhelur.

Kujtojmë që Almeda është infektuar me Koronavirus, ashtu si dhe familja e saj. "Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19", njoftoi ajo pak ditë më parë.

Më vonë Almeda tregoi se ka filluar të ndihet më mirë. "Më në fund po ndihem pak më mirë sot, faleminderit të gjithëve që keni pyetur!", shkruante prezantuesja në një postim të pak diteve me pare.