Vjosa Osmani sot pranoi zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Osmani zgjodhi një fustan me ngjyrë vjollcë ne një pelerinë, të krijuar nga dizajneri i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.

Në një prononcim ekskluziv për "klankosova.tv", Valdrin tregoi se zgjodhi ngjyrën vjollcë, pasi përveç se njihet si ngjyrë mbretërore, asocon me fuqi dhe ambicie duke shtuar se pelerina mbi krahët e të parës së shtetit, jep bindjen e një heroine.

“Modeli i zgjedhur për Inaugurimin e Presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveç që njihet si ngjyrë mbretërore asocon me fuqi dhe ambicie ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveç që estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe ilistruativisht jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, edhe mund ta quajmë”.
