Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 6 Prill 2021
Një ulje drastike e numrit të të infektuarve me Covid është shënuar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit të fundit të publikuar nga ministria nga 2 334 testime që janë konfirmuar të infektuar me Covid 141 raste të reja dhe kanë humbur jetën 9 persona.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë.
Ndërkohë me të gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,035 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
