Nga Shqipëria / E Martë 6 Prill 2021, 15:03

Tea nuk ndalet dhe i nxjerr lidhjen e dashurisë Andit

Tea ka vendosur t'i thotë të gjitha pas ndarjes nga Bearti. Ish-konkurrentja ka rrëfyer për aplikacionin e "Përputhen" se sa i përket lidhjes me Andin e gjitha ishte lojë e madje ky i fundit kishte lidhje me një vajzë tjetër.

Ndonëse nuk e zbuloi emrin, të gjithë po aludojnë se bëhet fjalë për Melisën, me të cilën Andi u përfol për një lidhje. 

Tea kërkoi falje që gënjeu publikisht se mes saj dhe Andit kishte diçka teksa u shpreh e zhgënjyer për mënyrën sesi ai reagoi pas skandalit, duke ja lënë asaj peshën e fajit.

Sa i përket ndarjes nga Bearti, Tea tha: "Nuk kam qejf të flas dhe të jap detaje. Do kisha zgjedhur që të mos ta bëja nëse gjithçka që kishte të bënte me marrëdhënien time me të nuk do ishte kaq publike. Lidhja ime me Beartin nisi pa u kuptuar dhe pa i vënë një shpjegim, poashtu u mbyll. Ishte një marrëdhënie që përfshinte ndjenja shumë të forta nga të dyja palët, këtë nuk mundemi ta mohojmë, edhe pse jo gjithmonë ndjenja pozitive. U bë marrëdhënie toksike. Kalonim më shumë kohë se ç’duhej bashkë. Që pas mbarimit të emisionit nuk besoj që jemi ndarë as edhe për një ditë të vetme. 24 orë të ditës i kalonim bashkë. Madje edhe kur lyeja flokët ai ishte me mua. E shijoja por tani që e shikoj në një perspektivë tjetër ishte diçka që s’duhet kishte ndodhur. Na mbyti të dyve neve. Nuk e di çfarë na bëri ta zhvillonim kështu marrëdhënien tonë, mbase presioni nga njerëzit, nga publiku, nga të gjitha anët. Nga fakti që Bearti kishte ca pasiguri ndaj meje dhe unë e kam kuptuar shumë vonë që e gjithë kjo erdhi për shkak të pasigurive. Çfarë dua të them unë me pasiguri? Xhelozi! Një nga faktorët kryesorë që na bënte të kishim mosmarrëveshje. Sado jam përpjekur që të rregulloj në çdo moment apo të ndryshoj jetën time. Jam njeri i lirë por sa kemi qenë bashkë kam hequr dorë nga gjithçka. S’kam bërë gjë tjetër pos t’i përkushtohesha atij. Një gabim i madh".