Nga Shqipëria / E Martë 6 Prill 2021, 10:10

Tea foli për ndarjen publikisht, Bearti i revoltuar nuk ndalet

Tea ka rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Bearti në aplikacionin e “Përputhen”, aktivizimi i të cilit bëhet kundrejt një pagese. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Beartit, i cili u shpreh i zhgënjyer që Tea e ka “shitur për 3.99 euro”.

"Nuk e prisja që më shet për 3,99 euro. Po meqënëse pate dëshirë ta bësh publike çdo histori i ka dy anë. Faji gjithmonë mbetet jetim. Tani as unë nuk dua të qëndroj i heshtur dhe do tregoj pjesën time", shprehej ndër të tjera Bearti mbrëmjen e djeshme duke paralajmëruar se do të publikojë versionin e tij të historisë.

Ish-konkurrenti duket tepër i revoltuar nga lëvizja e fundit e Teas dhe ka vazhduar me thumbime në rrjete sociale.

Sot ai ka postuar shprehjen e Arjan Konomit duke dhënë kështu një mesazh.

"Njeriu nuk njhet kur dashurohet, njeriu njihet kur ndahet apo kur të ketë mosmarrëveshje", shprehet Arjani në mesazhin e ndarë nga Bearti.