Nga Shqipëria / E Hënë 5 Prill 2021, 21:09

Jo më flokëkuqe, Najada Çomo ndryshon pamje

Prej kohësh Najada Çomo është identifikuar me flokët e saj të kuqe. Por së fundmi mjekja dhe kandidatja për deputete në listën e PS në Tiranë ka bërë një ndryshim. 

Këtë të hënë Çomo i habiti të gjithë kur u shfaq në skenën e “Në kurthin e Piter Pan” me një pamje të re, aq sa fëmijët nuk e njohën.

Noemy: Ku do vijë doktoreshë Najada?

Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najda ja ku është zemër…

Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.

Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…

Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj.