Prej kohësh Najada Çomo është identifikuar me flokët e saj të kuqe. Por së fundmi mjekja dhe kandidatja për deputete në listën e PS në Tiranë ka bërë një ndryshim.

Këtë të hënë Çomo i habiti të gjithë kur u shfaq në skenën e “Në kurthin e Piter Pan” me një pamje të re, aq sa fëmijët nuk e njohën.

Noemy: Ku do vijë doktoreshë Najada?
Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najda ja ku është zemër…
Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.
Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…
Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj.





