Nga Shqipëria / E Hënë 5 Prill 2021, 21:09

'Lash nam', Anxhela Peristerit i zbërthehet fustani në skenë

E ftuar sot "Në kurthin e Piter Pan", Anxhela Peristeri tregoi se ka patur dy aksidente në skenë. Njëherë është rrëzuar nga skena, ndërsa njëherë tjetër tregoi se i ishte zbërthyer fustani në mes të njerëzve.

“Lashë nam në mes të gjithë njerëzve”, tregoi ajo.

Ajbarsi: Unë tani kam parë shumë këngëtarë në skenë që i ndodhin aksidente. Po ty të ka ndodhur ndonjëherë ndonjë aksident në skenë?

Anxhela Peristeri: Po më kanë ndodhur shumë herë aksidente. Njëherë duhet të dilja në skenë, duhet të zbrisja nga shkallët dhe rashë. Dola në skenë. Njëherë tjetër më është zbërthyer i gjithë fustani në skenë. Nuk e di si u ktheva nga orkestra që e mbërtheva. Lashë nam në mes të gjithë njerëzve, por s’ka gjë se janë gjëra që kalojnë.