Nga Shqipëria / E Hënë 5 Prill 2021, 21:09

Anxhela Peristeri: Pas Eurovizionit, martohem

Anxhela Peristeri ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të vegjël. Eriku kërkoi të dinte se pse Anxhela nuk është martuar ende.

Këngëtarja nuk dha detaje nëse e ka gjetur gjysmën e saj, por tha se pasi të bëjë njëherë Eurovizionin, do të martohet.

Erik: Anxhela, ti je kaq e madhe, pse s’je martuar akoma?

Anxhela Peristeri: Unë e di që jam kaq e madhe dhe e di që nuk jam martuar akoma, por them të bëj njëherë këtë Eurovizionin, të shkoj njëherë atje dhe pastaj të martohem.

Alketa Vejsiu: E ke gjetur gjysmën tënde më të mirë?

Anxhela Peristeri: Nëse nuk e kam gjetur do ta gjej.

Alketa Vejsiu: Tani na thuaj ndonjë gjë këtu o Anxhela se nuk është vend për të mbajtur sekrete Piter Pani, këtu e hapim zemrën.

Anxhela Peristeri: Jetën personale gjithmonë kam preferuar ta mbaj të tillë.

Alketa Vejsiu: Nëse pas Eurovizionit ke ndërmend të martohesh, nuk do të martohesh me ajrin?

Anxhela Peristeri: Ku i dihet Alekta, ku i dihet ç’ndodh dhe ndërrohet.

Alketa Vejsiu: S’ta urojmë këtë gjë Anxhela.

Anxhela Peristeri: As unë nuk ia uroj vetes.

Alketa Vejsiu: Ia preve krahët atij djalit që po të shikon tani

Anxhela Peristeri: I mirëpres të gjitha në jetë. Është më mirë kur nuk i deklaron se nuk i marrin mësysh të tjerët.