Nga Shqipëria / E Hënë 5 Prill 2021, 20:08

Rama jep lajmin e mirë: 50 mijë doza të vaksinës Sputnik vijnë brenda 10 ditëve

Kryeministri Rama ka njoftuar pasditen e sotme në një postim në Facebook se brenda 10 ditëve në Shqipëri do të vijnë edhe 50 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V”.

Rama thekson se do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të këmbënguljes.

“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve. Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të këmbënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet” shkruan Rama.