Nga Shqipëria / E Hënë 5 Prill 2021, 17:05

Kosova nuk pranon vaksinat kineze nga Shqipëria

Shqipëria u shpreh e gatshme që të ndihmojë Kosovën në vaksinimin e mësimdhënësve, por një gjë e tillë nuk ka mundur të realizohet. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në Shqipëri janë shpenzuar vaksinat e AstraZenecas dhe ato të Pfizer e duke qenë se kanë mbetur vetëm vaksinat kineze, Kosova nuk ka pranuar.

Vitia tha se nuk kanë dashur t’i vaksinonin mësimdhënësit kosovarë me këtë lloj vaksine.

”Në fillim nga Kryeministri Rama kemi pasur një ofertë gjeneroze që të vaksinohet stafi shëndetësor me Pfizer apo AstraZeneca në Republikën e Shqipërisë. Por ne pranuam kontigjentin e parë të vaksinave në Kosovë, dhe nisëm këtu procesin më të shpejtë të vaksinimit të personelit shëndetësor”.

”Në këtë rast me ato të Shqipërisë, kam kërkuar të shfrytëzohen vaksinat për mësimdhënësit. Por më pas u informuan se ato vaksina janë harxhuar dhe kanë mbetur vetëm vaksinat kineze nga mekanizmi Sinovc. Dhe ne nuk e pamë të arsyeshme që mësimdhënësit tanë të vaksinohen me vaksina që nuk janë të sigurta. Kjo është arsyeja që është shtyr procesi. Manastirliu na ka treguar se në momentin kur të kenë prapë Pfizer apo AstraZeneca, do ta bëjmë në një herë tjetër”, tha Vitia.

Burimi: tvklan