Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha është treguar gjithmonë shumë aktive në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme.

Një ndër ta e ka pyetur nëse dëshiron ta ketë vajzë apo djalë fëmijën e dytë. “Vajzë”, është përgjigjur Sara pa hezituar, duke treguar se dëshiron ta bëjë Poem Blu-në me një motër.

Kujtojmë se vogëlushja erdhi në jetë pak muaj më parë. Sara dhe Ledri nuk i kanë kursyer fotot pranë saj në rrjete sociale.






