Dy tërmete kanë tronditur Shqipërinë mëngjesin e sotëm. Lëkundja e parë sizmike është regjistruar në orën 04:39, me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 14 kilometra në veri të Durrësit. Thellësia e tij ka qenë 2 km.

Një tjetër tërmet është regjistruar rreth orës 5:00 të mëngjesit, 21 km në Jug-Perëndim të Tepelenës. Magnituda e këtij tërmeti ka qenë 3.4 e shkallës Rihter. Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Burimi: "ABC News"
