Pas 40 ditësh në terapi intensive, binjakët Sibel dhe Saraj kanë fituar betejën me Koronavirusin. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur ministrja Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Jeta triumfon në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku pas 40 ditësh në terapi intensive, binjakët Sibel dhe Saraj e kanë fituar betejën e jetës, falë kujdesit shembullor të mjekëve dhe infermierëve të këtij spitali”, ka shkruar ajo.
