Ditën e sotme Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës. Në votim morën pjesë 82 deputetë. Me 71 vota për në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar. Ndërkohë 11 vota ishin të pavlefshme.

Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit garoi në listën e partisë Lëvizja Vetëvendosje, doli personi më i votuar në vend me mbi 300 mijë vota.

Vjosa Osmani ishte pjesë e LDK-së deri para pak kohësh, kur u shkarkua më pas nga detyra.

