Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 4 Prill 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë janë shënuar 348 infektime të reja me covid-19, ndërkohë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, konkretisht 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshuarve 49 – 84 vjeç.
Ndërkohë rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 91 raste në Tiranë, 36 në Fier, 26 në Vlorë, nga 24 raste në Shkodër, Librazhd, 17 në Korçë, 14 në Lushnje, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 9 raste në Devoll, Berat, 7 në Durrës, nga 6 raste në Mat, Dimal, 5 në Kamëz, nga 4 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 3 raste në Kurbin, Kuçovë, Skrapar, Patos, Libohovë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Mirditë, Tropojë, Përmet, Sarandë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Kavajë, Vau i Dejës, Bulqizë, Shijak, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
