Nga Shqipëria / E Diel 4 Prill 2021, 17:05

Shkoi në Parlament me Covid-19? Adriana Matoshi reagon ndaj akuzave

Ditën e sotme kudo në rrjet është përfolur se aktorja/ deputetja Adriana Matoshi ka marrë pjesë në seancat parlamentare të Kosovës e infektuar me Koronavirus. Mirëpo, si qëndron e vërteta?

Adriana ka reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke sqaruar të vërtetën. Ajo i ka mohuar këto aludime dhe për ta vërtetuar ka publikuar një foto të rezultatit të testit.

“Është e turpshme dhe e paprecedant lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetësore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mundohen të më nënshtrojnë. Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshprohuni nga rezultati i testit tim”, ka shkruar aktorja.