Nga Shqipëria / E Diel 4 Prill 2021, 16:04

Indonezi/ Hapet një pus uji me emrin e heroit Arjan Sala

Një grup vullnetarësh në Indonezi kanë hapur një pus uji, të cilit i kanë vënë emrin e Arjan Salës. 32-vjeçari humbi jetën disa ditë më parë pas shpërthimit të zjarrit në magazinën e “Casa Italias”.

Grupi i vullnetarëve ka emrin “Më kthe buzëqeshjen”. Lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i të ndjerit, Edmond Sala, i cili ka publikuar një video në rrjete sociale.

Kujtojmë se Arjan Sala është shpallur Dëshmor i Atdheut, pasi ai humbi jetën duke shpëtuar kolegët e tij.