Nga Shqipëria / E Diel 4 Prill 2021, 15:03

Eni dhe Genci bëjnë 4 vite bashkë, pamje nga festa e përvjetorit

Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar. Sot për ta është një ditë shumë e veçantë pasi festojnë 4 vjetorin e lidhjes së tyre.

Eni ka publikuar në Instastory një video në të cilën shihet duke bërë gëzuar me Gentin. “Gëzuar përvjetorin dashuria ime! 4 vite bashkë”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja nuk ka treguar se në ç’vend kanë festuar, por siç e dimë ajo dhe Genci janë treguar gjithmonë shumë të rezervuar rreth jetës private.