Nga Shqipëria / E Diel 4 Prill 2021, 13:01

Historia me Beartin/ Tea reagon e acaruar: Humba imazhin, çfarë përfitova?

Tea Trifoni ishte e ftuar këtë të dielë në emisionin “E diell”, Top Channel. Ajo u vu përballë personazheve të tjerë, mes të cilëve dhe Shqipe Hysenaj. Sipas tyre Tea doli e përfituar nga historia me Beartin, por kjo e acaroi ish-konkurrenten.

“Unë një vajzë e thjeshtë me një background të thjeshtë që s’ka lidhje me televizionin mora kaq shumë famë, fillimisht ishte pozitive dhe më pas u kthye e gjitha negative. Çfarë përfitova? Unë kisha imazhin më të mirë të mundshëm, tregova të vërtetën dhe ra poshtë”, tha ajo.

“Followersa fitove. Ti mendon se e tregove ti të vërtetën? Pse nuk e nxorre te profili jot i Instagramit? Kush i nxorri fotot?”, iu kthye Shqipja.

“Po në story i kanë dalë, i kanë nxjerrë”, shtoi Ervin Kurti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)