Nga Shqipëria / E Diel 4 Prill 2021, 12:12

As bjonde, as brune: Luana Vjollca bën ndryshimin e guximshëm në pamje

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca ka bërë një ndryshim shumë të guximshëm në pamje. Ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe nuk është më bjonde.

Luana i ka lyer flokët në ngjyrë portokalli dhe këtë e ka treguar me anë të një videoje të publikuar në Instastory. “Po ju i lyet vezët?”, ka shkruar moderatorja me humor.

Ajo ende nuk e ka treguar rezultatin përfundimtar, por ndjekësit janë të sigurtë që do i shkojnë.