Nga Shqipëria / E Diel 4 Prill 2021, 10:10

Venera Lumani në pritje të ëmbël? Veprimi që i bëri të gjithë të dyshojnë

Mbrëmjen e djeshme Venera Lumani uroi Lindin për ditëlindje, me anë të një fotoje në Instagram. Ajo publikoi një foto romantike të shkrepur gjatë pushimeve.

“Gëzuar ditëlindjen për gjysmën time më të mirë. Jam tepër krenare për ty. 3në1”, shkroi Venera krahas fotos, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve. “3në1” u pa si një shenjë nga ana e Venerës për të lajmëruar se ajo dhe Lindi po bëhen prindër.

Mirëpo, duket se nuk është kështu pasi një ndër ndjekëset e ka pyetur nëse është shtatzënë dhe këngëtarja e ka mohuar. Për më tepër, ajo e ka edituar shkrimin duke e hequr atë “3në1” për të mos pasur më dyshime.