Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj u surprizua mbrëmjen e sotme nga e ëma në “Dua të bëj të lumtur”.

Ajo i dedikoi të bijës fjalët më të ndjera, duke i shprehur gjithë dashurinë dhe krenarinë.

“Zemra mamit, unë erdha për ty sot, jo këtu po në anë tjetër të botës do të vija. Sepse ti ke qenë gjithçka për mua, ke qenë frymëmarrja ime, ke qenë dashuria ime më e madhe. Unë dhe ti nuk kemi qenë vetëm nënë e bijë, ne kemi qenë shoqe. Ti dëgjoje çdo gjë që nëna të fliste, e flisnim bashkë çdo gjë, ne të dyja ecnim kudo përdore dhe në gjumë ma merrje dorën. Sa shumë të lumtur më ke bërë Xhensila! Unë nuk jam krenare për famën që ke ti, por për mirësitë e tua, për sjelljet e tua. Shpirti mamit, të dua pafund! Ti më ke dhënë një dhuratë shumë të madhe, Ajkën. Sa e lumtur jam o Xhensila të keqen mami! Nëna ju do fort të dyjave”, i tha ajo me lot në sy.

Fjalët e saj e përloten Xhensilën, e cila tha “Jam njeriu më me fat në botë që kam pasur këtë nënë”. Ajo tha se është kjo që është sot vetëm falë saj.






