Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Prill 2021, 21:09

Hyri para dy ditësh në ‘Përputhen’, Gladiola merr surprizën më romantike

Pak ditë më parë një vajzë e re hyri në “Përputhen”. Vajza quhet Gladiola Zenelaj dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e djemve në studio, por jo vetëm.

Duket se Gladiola ka bërë për vete dhe publikun. Ajo ka marrë një surprizë shumë të bukur nga ndjekësit e saj.

Ata i kanë dhuruar një buqetë shumë të madhe me trëndafila të kuq dhe të bardhë. Gladiola ka publikuar një video të surprizës në rrjete sociale, krahas së cilës ka shkruar: “Ndihem shumë e vlerësuar nga ju”.