Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Prill 2021, 20:08

Ndriçimi i bën deklaratën e papritur Lindës: Ti më shtin frikën

Sot në “Përputhen” u transmetua takimi i Ndriçimit me Lindën. Ai tha se Linda e vë në pozitë dhe “e frikëson” pasi i duket shumë e hekurt. “Ti më shtin frikën, më dukesh shumë e hekurt”, i tha konkurrenti.

Linda u përgjigj se nuk është e tillë në çift. Në studio, Ndriçimi sqaroi deklaratën e tij.

“Më vë në pozitë kur e kam përballë. I kam thënë dhe në takim që është një grua që çdo mashkull do ketë dëshirë ta ketë, do ketë dëshirë të ketë një grua të hekurt siç e shoh unë. Në të njëjtën kohë të jep dhe frikë. Sinqerisht e them me pastërti që është një ndër femrat që më vë në pozitë. S’jam i frikësuar po ta jep imazhin e prezantimit ashtu”, u shpreh ai.

Po ashtu dhe Linda pranoi se Ndriçimi dukej shumë në siklet gjatë takimit, por tha se ishte siklet i këndshëm.