Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Prill 2021, 17:05

E fundit/ 9 viktima dhe ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 3 Prill 2021

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3007 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 341 qytetarë. Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetë 9 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër, 16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë kanë humbur jetën 9 pacientë të infektuar konkretisht: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 37 – 79 vjeç.