E ftuar së fundmi në emisionin "Glamour Zone" në RTV Ora, ishte moderatorja e njohur, Festa Qoqaj e cila drejton "Express Rozë" në T7. Në rubrikën me pyetje "hot", Ester Bylyku e pyeti Festën për ndërhyrjet kirurgjikale dhe moderatorja simpatike nuk ngurroi të pranojë se buzët i ka me filler.

Ester Bylyku: Përflitesh, për ndërhyrjet kirurgjikale. Si është e vërteta? Ke apo nuk ke?
Festa Qoqja: Unë nuk kam asnjë ndërhyrje apo operacion përveç buzëve që i kam me filler. I kamë bërë para dy muajve. Çdo gjë tjetër që është përfol nuk është e vërtet. Por e mendoj si opsion ndoshta në të ardhmen por momentalisht jo.






