Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Prill 2021, 14:02

Pas fotos duke ushqyer Diellin, Arbana jep një mesazh: Normalizoni gjidhënien në publik

Ditën e djeshme Arbana Osmani postoi në Instagram një foto, në të cilën shihej duke ushqyer me gji Diellin, foto e cila mori menjëherë vëmendje dhe moderatores i kanë dërguar qindra mesazhe.

Sot ajo ka publikuar mesazhin e një nëne të re, që i thotë se u frymëzua prej saj dhe vendosi të shpërndante dhe ajo një foto të ngjashme.

Arbana me këtë rast jep një mesazh dhe shkruan se gjidhënia në publik duhet të normalizohet sepse është një proces normal dhe moment i rëndësishëm.

“Kam marrë me qindra mesazhe nga gra dhe vajza që gjidhënien nuk e kanë shijuar siç duhet për shkak të turpit dhe sikletit publik dhe janë ndjerë të frymëzuara dhe fuqizuara nga foto e publikuara dje me Diellin. Personalisht e kam menduar gjithmonë si një nga proceset më të bukura dhe më natyrale që ekziston dhe edhe pse nuk ka qenë ky qëllimi im, më vjen mirë që kjo foto po shërben për ta normalizuar gjidhënien në publik si një moment të rëndësishëm dhe proces krejt normal në mirë rritjen e një fëmije”, shkruan Arbana.